~ Για ελληνικά:
Kryetari i Amfiktionisë Botërore Vllahe dhe i Federatës Panhellenike të Vëllehëve Mihail Mageirias foli për gazetën “Proino Logo”.
Deklaratë – “bombë” pas përpjekjes së maqedonoarmanëve që të ndrëtojnë një dialekt “kombëtar”... Intervistë e Kosta Agorit.
- “Gjuha vllahe e cila flitet nga grekët, nuk është gjuhë e huaj por as gjuhë e një minoriteti. Është një gjuhë tjetër, një gjuhë e folur sigurisht, që përbën element të trashëgimisë gojore kulturore të më tepër së njëmijëvjet, të atdheut tonë helen”. Këtë thekson me forcë në intervistën e tij në (P.L) kryetari i Amfiktionisë Botërore Vllahe, z Mihali Mageiria, duke dhënë me këtë mënyrë një përgjigje të fortë dhe gojëmbyllëse, ndaj përpjekjeve të Maqdonoarmanëve, që të ndërtojnë një gjuhë “kombëtare” me bazë dialektin vllah. Kjo përpjekje është pjesë e një politike më të gjërë propagandistike, e cila ka si qëllim të nxjerrë në dritë një komb të veçantë vllah në Ballkan dhe natyrisht ritrazimin e çështjes mbi gjoja minoritetit vllah në vendin tonë. “Nuk ekzistonte kurrë një lëvizje e veçantë vllahe dhe një program gjuhor respektiv ose kërkesë”, sqaron z Mageiria, ndërsa duke folur mbi gjuhën vllahe, nënvizon, ndër të tjera, se vllehët Grekë gjithmonë përdornin si gjuhë të shkruar për të gjitha nevojat e tyre, administrative, kishtare dhe arsimore e jo vetëm, gjuhën greke.
Në të njejtën kohë ai është dakort për një rregjistrim shkencor të bazuar në fakte, në lidhje me traditën gojore vllahe, me qëllim bazë që të shpëtonte kjo gjuhë e caktuar dhe në të ardhmen. Intervista:
PY- Zoti kryetar, duke marrë shkasë nga publikimet në shtypin e shkruar dhe elektronik, si dhe disa artikuj në faqe elektronike apo votimet në facebook, në lidhje me gjuhën vllahe, cili është mendimi i Federatës Panhelenike të Shoqatave Kulturore?
- Përgj: Si fillim të sqarojmë diçka. Ajo që quajmë gjuhë vllahe është vllaçja. Dmth, tërërsia e dialekteve gojore vllahe. Kur flasim për gjuhën vllahe (neologjizma: aromune, armëne) në zonën e Ballkanit Jugor nënkuptojmë vllaçen, që është vetëm një gjuhë gojore.
- PY: Vërej se jeni shumë i kujdesshëm në formulimin tuaj. Nga njëra anë flisni për gjuhë vllahe dhe nga ana tjetër flisni për gjuhë të folur....
- Përgj. Gjuha vllahe, sipas specialistëve glosologë është një grupim i dialekteve të një gjuhe të folur të homogjenizuar dhe të koduar. Kjo gjuhë mbetet deri më sot e folur. Nuk ka marrë një formë të unifikuar, të pranueshme gjërësisht, nga të gjitha grupimet e vllahofolësve, sa në Greqi aq dhe në vendet Ballkanike përreth. Nuk është ngritur kurrë çështje nga Vllehët e tokave helene për gërmëzimin, gramtizimin, dhe jo më të flitej dhe për përdorim të shkruar të gjuhës vllahe.
- PY: Cila është marrdhënia e gjuhës vllahe me të tjera gjuhë neolatinike të Ballkanit?
- Përgj: T’ iu them në fillim diçka eksperienciale. Që të kuptoni më mirë ato sa thashë më parë, por dhe ato sa do të them në vazhdim. Ne në Milia, në Metsovo, flasim një dialekt vllah të ngjashëm. Në fshatrat fqinje, Greveniti , Perivoli, Avdhela, tjetër (dialekt). Pak më në veri në Aetomilitsa dhe në Samarinë flasin ndryshe. Në Kefalovriso gjithashtu mjaft ndryshe. Dua të them, fillimisht, se kemi disa grupe dialektike të ndryshme këtu në ambjentin përreth nesh. Këto sot na janë të njohura nga komunikimi që kemi në dhjetëvjeçarët e fundit. Dialektet e Diasporës vllahe në vendet tona fqinje janë të pëarfërta me ato sa thamë më lart.
- PY: E kuptoj këtë që thoni, por po e ripërmend, pyes se cila është marrdhënia e gjuhës vllahe me rumanishten, për shembull.
- Përgj: Gjuha Vllahe NUK është dialekt i gjuhës rumune! Kjo është e qartë. Mos harroni se dhe ajo si gjuhë kombëtare rrjedhoi nga dialketet vllahe pranë Danubit vetëm gjatë shekullit të 19-të.
Gjuhëtarët specialistë e konsiderojnë gjuhën vllahe si një prej katër romaniket, dmth gjuhët Ballanike neolatine që fliteshin në Perandorinë Romake Lindore. Të tjerat janë histromanishtia, dakoromanishtia dhe moglenoromanishtia.
PY: Me të vërtetë, gjuha vllahe, si përfundim, është një gjuhë që shkruhet apo jo?
- Përgj: Për çdo gjuhë mund ekzistojë një mënyrë që të shkruhet. Nuk u bë e nevojshme tek ne për gjuhën vllahe, sepse duhet që të dini se gjithmonë përdorim greqishten si një gjuhë të shkruar për nevojat arsimore, kishtare, administrative ose shprehore. Nuk imagjinohet në ambientin tonë ndryshe! Nuk ekzistonte asnjëherë një lëvizje e shkëputur vllahe ose ndonjë program respektiv apo kërkesë. Kjo kllapë e shëmtuar e propagandës rumune ishte diçka plotësisht e ndryshme dhe nuk pranon interpretime apo pëdorime, të mëvonëshme të falsifikuara. Tani shkencëtarët specialistë ndjekin rregullat e shkencës së tyre dhe gramatizimi i gjuhës vllahe si një gjuhë neolatine nga ata, bëhet kryesisht me alfabetin latin dhe përdorimin e disa elementëve grekë. Nuk shikoj diçka të keqe. Në të kundërt. Besoj që me seriozitet të theksuar po punojnë për rregjistrimin dhe shpëtimin e traditën sonë gojore vllahe pa shumë zhurmë dhe brenda një konteksti të pastër shkencor dhe akademik. Kjo lidhet dhe me premtimin e POPSV për ruajtjen e guhës, por jo ndërtimin e një gjuhe. I njoh dhe kanë qënë shpesh prezentë në eventet e Federatës. Po e theksoj se nuk më pëlqen thjeshtëzimi sheshues dhe një përgjithësim i cili funksionon në mënyrë çorientuese. Dua që të bëj të qartë edhe një herë. Gjuha Vllahe që flitet nga Helenët, nuk është një gjuhë e huaj as gjuhë minoritare. Është sigurisht, një gjuhë tjetër, gojore. Dhe përbën element të trashëgimisë kulturore gojore të më shumë se njëmijë vitesh të atdheut tonë helen. Kështu duhet dhe të përballohet. Rregjistrimi shkencor, studimi dhe ruajtja e e tyre është përgjigjia më e mirë tek ata frrikacakë të pacipë të cilët iu përmendin rreziqet, si dhe ndaj të gjithë porfesionistëve aktivistët të fiksuar, të lloj-llojit që janë vetëshpallur shpëtimtarë, por dhe ndaj atyre ndërtuesve të sotëm të një “gjuhe armane” “kombëtare”.
- PY: Është në dijeninë tuaj që sot bëhet një përpjekje e tillë nga Këshilli i Armanëve ose Maqedonoarmanëve dhe nga të tjera OJQ.....
- Përgj: Dëgjoni. Si fillim që të jem i drejtë. Pozicioni ynë për këtë çështje ishte, është dhe do të mbetet i qartë dhe është shprehur me mënyrën më zyrtare. E para: “Këshilli i Armanëve” ose “Maqedonoarmanëve”, siç vetëshpallen, është organ i HUAJ në lidhje me Vëllehet Helenë brenda dhe jashtë Greqisë. Nuk ka as një lloj ligjshmërie morale ose politike nga ne.
E Dyta: Gjuha të cilën po promovon si “armane” kombëtare, e di se është një prej dialektet e atyre jashtë. Dmth e atyre Vllehëve viktima të propagandës rumune të cilët u zhvendosën me dëshirën e tyre me vullnet të lirë në Dovruca të Rumanisë në dhjetëvjeçarin e 1920-ës si kolonizatorë rumunë nga Maqedonia jonë. Bëhet fjalë për një gjuhë, nëse doni , nën ndërtim brenda një konteksti të idologjisë të saposhfaqur të vetëshpallurve “Armanë”ose “Maqedonarmane” si një komb të veçantë ndërballkanik. Për sa i përket OJQ-ve të njohura, që përmendët dhe gjoja pozicionin e tyre “shkencor”. Kjo ka aq vlerë sa dhe aktiviteti sipëmarrës e tyre në shërbim të destrukturimit kombëtar dhe të zhdukjes së çdo gjëje që ka lidhje me identitetin kombëtar.
Përktheu Pelasgos Koritsas
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η κόσμια κριτική και η ανταλλαγή απόψεων μεταξύ των σχολιαστών είναι σεβαστή. Σχόλια τα οποία υπεισέρχονται σε προσωπικά δεδομένα ή με υβριστικό περιεχόμενο να μην γίνονται. Τα σχόλια αποτελούν καθαρά προσωπικές απόψεις των συντακτών τους. Οι διαχειριστές δεν ευθύνονται σε καμία περίπτωση για τυχόν δημοσίευση υβριστικού ή παράνομου περιεχομένου στα σχόλια των αναρτήσεων.Τα σχόλια αυτά θα διαγράφονται με την πρώτη ευκαιρία.