~ Για ελληνικά:
Grekët përbëjnë grupin më të madh etnik në Shqipëri, ata përbëjnë një popullatë autoktone[102] që lidhet me një sërë përpjekjesh qoftë për bashkimin e V. Epirit me Greqinë qoftë për vetëvendosjen e tyre brenda suazës së shtetit shqiptar –një periudhë shumë e rëndësishme është ajo e Luftës së Dytë Botërore– por kryesisht për mbrojtjen edhe respektimin e të drejtave të njeriut edhe atyre sociale qe në fillim të shekullit të 20-të me krijimin e shtetik kombëtar shqiptar.
Deklarata e njëanshme e vitit 1921 përbën gurin themeltar të njohjes juridike të minoritetit grek dhe ofrimit të të drejtave ndaj tij duke paraqitur njëkohësisht angazhimet e Shqipërisë ndaj qytetarëve të saj që u përkasin minoriteteve kombëtare, fetare dhe gjuhësore. Statusi i mbrojtjes ka të bëjë me lirinë fetare dhe të drejtat gjuhësore, duke garantuar njëkohësisht parimin e mos dallimeve edhe të barazisë para ligjit. Deklarata u pranua nga Këshilli i ... ditën e paraqitjes së saj dhe u vu qartë nën garancinë e organeve kompetente. Të drejtat e minoritetit grek u respektuan vetëm formalisht në kohën e Hoxhës, pasi Kushtetuta e vitit 1946 përmendte se minoritetet kombëtare gëzojnë të gjitha të drejtat në lidhje me mbrojtjen e zhvillimit të tyre kulturor dhe përdorimin e lirë të gjuhës së tyre (neni 39), kurse Kushtetuta e vitit 1977 u jepte garanci minoriteteve kombëtare për mbrojtjen edhe zhvillimin e kulturës edhe traditës së tyre popullore, përdorimin e gjuhës amtare edhe mësimin e saj në shkollë, si edhe barazinë në të gjitha fushat e jetës sociale (neni 42). Ndërkaq edhe pse të dy Kushtetutat u referoheshin barazisë së qytetarëve pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, racore apo fetare si edhe të drejtave të minoriteteve, nuk përcaktonin grupe konkrete[103], kurse Kushtetuta e vitit 1946 administrimin e të gjitha shkollave ia kaloi shtetit, duke u hequr të drejtën që gëzonin para luftës komunitetet greke. Sigurisht, siç pranohet nga të gjithë, regjimi i Hoxhës dëmtoi arsimin e minoritetit në masën që dëgradonte nga ana e tij nivelin e jetesës së grekëve dhe kufizonte ndjeshëm të drejtat e tyre. Pjesëtarët e minoritetit grek përballeshin me probleme shtesë. Arsimi minoritar u ruajt pasi u vu nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit dhe degradoi për shkak të mungesës së infrastrukturës edhe të kualifikimit të posaçëm. Në rastin e Himarës, shteti mbylli shkollën greke si masë ndëshkimore ndaj qëndrimit negativ të banorëve të zonës në zgjedhjet e vitit 1946. Regjimi i Hoxhës krijoi të ashtuquajturat “zona minoritare” ku u përfshinë 99 qëndra banimi gjuha amtare e të cilave ishte greqishtja duke përjashtuar vetëm fshatrat grekofone të Himarës –në vitin 1959 iu hoq edhe kombësia greke– dhe Artës së Vlorës, si edhe zona me popullsi greke kompakte (Gjirokastra, Përmeti e tj.).
Dy çështje kanë të bëjnë me minoritetin grek në këtë periudhë dhe që janë të një rëndësie të madhe për politikën greke. Çështja e parë ka të bëjë me numrin e popullsisë së tij. Një regjistrim i vitit 1930 bën fjalë për 37.000 grekë dhe që me katërfishimin e popullsisë shqiptare deri në dekadën e viteve ’80-të respektivisht duhej të rriste edhe popullsinë grekegreqishtfolëse në rreth 150.000 vetë. Përkundrazi, regjistrimi i vitit 1961 bënte fjalë për 40.000 grekë edhe ai i vitit 1989 për 58.758 grekë[104] pa u përfshirë këtu popullsia e Himarës. Me sa duket, bëhet fjalë për të regjistruarit me “kombësi greke”. Regjistrimi shqiptar bënte fjalë për 56.000 grekë për zonat e Sarandës, Delvinës edhe Gjirokastrës, kurse ai i vitit 1992 për 59.700 vetë. Shuma e banorëve të zonave rurale, së bashku me grekët e tre qyteteve të zonës –duke pasur këtu parasysh edhe vlerësimet e vetë grekëve të Shqipërisë– duke përllogaritur të gjithë popullsisë e fshatrave greke, e kapërcente shifrën e 60.000-61.000 të grekëve në rajonin e zonave minoritare[105].
Diferenca me regjistrimin shqiptar të vitit 1989 arrin shifrën e 4.000 deri 5.000 vetëve brenda hapësirës së “zonave minoritare”[106]. Përveç “zonave minoritare”, vlerësimet për popullsinë e minoritetit grek është e qartë se bëhen më të vështira. Përpos çështjes së privimit të të drejtave minoritare si rezultat i shpërnguljes, shtrohen edhe vështirësi të tjera që kanë të bëjnë me ripërcaktimin e identitetit të vërtetë të këtyre njerëzve por edhe të gjuhës së tyre jashtë “zonave minoritare”[107]. Problemi evidentohet kryesisht në Tiranë, ku regjistrimi bën fjalë vetëm për 610 grekë, dhe së dyti në Vlorë ku evidenton 200 vetë. Numri i grekëve si në Tiranë po kështu edhe në Vlorë e Durrës ka qenë edhe është i tejfishtë në krahasim me numrin që japin regjistrimet shqiptare dhe kjo është rezultat i shpërnguljes edhe i eksodit të detyrueshëm nga jugu shqiptar rural drejt qendrave urbane.
Asimilimi gradual i grekëve që banonin jashtë zonave minoritare, largimi i pjesëtarëve të shumtë të minoritetit drejt Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përmasat e konsiderueshme të diasporës me prejardhje nga minoriteti, janë faktorë që kontribuojnë në reduktimin e konsiderushëm të numrit të përllogaritur maksimal fillestar poshtë nivelit të 100.000 vetëve. Nga ana tjetër politika greke pretendonte se grekët e Shqipërisë arrinin në 400.000 vetë, kurse një studim i Departamentit Amerikan të Shtetit bënte fjalë për 266.800 grekë[108].
Çështja e dytë ka të bëjë me atë se cilët janë grekët e Shqipërisë. Evidentimi i vështirë i minoritetit grek jashtë “zonës minoritare”[109] është gjithashtu rrjedhojë e shkallës së lartë të integrimit të tyre në shoqërinë shqiptare kurse vllehtë grekë u konsideruan si shqiptarë.
Në fillimet e dekadës së viteve ’60-të, regjimi i Hoxhës zhvendosi këtu në mënyrë të dhunshme të 5.000 vllehtë grekë me banim në zonën bregdetare nga Ksamili deri në Vrinë.
Popullsia në fjalë bënte jetë nomade në zonën bregdetare të Sarandës së Tesprotisë. Me mbylljen e kufirit mbeti në territorin shqiptar. Vazhdonte të mbetej jashtë regjistrave themeltarë dhe as dinte gjuhën shqipe. Në regjistrimin e një pjese të vllehëve grekë të zonës së Kolonjës në vitin 1945 regjistrohej si gjuhë amtare vllahishtja dhe greqishtja si gjuhë e huaj, kurse shqipja as që përmendej fare[110].
Vllehtë grekë të shpërngulur u vendosen në zonat e Lunxherisë, Zagorisë edhe Pogonit, zona nga të cilat regjimi kishte hequr me mënyrat e sipërpëmendura një pjesë të madhe të popullsisë vendase. Në mesin e tyre edhe ata që ishin bartës të ndërgjegjes greke ose me sens grek. Në Lunxhëri vllehtë grekë ngritën edhe fshatrat e tyre si Andon Poçi. Por u përfshinë nëpër shkolla shqipe edhe në mënyrë arbitrare kombësia e tyre u kthye në shqiptare. Regjimi hapi shkolla shqipe edhe për vllehtë grekë në zonën e Pogonit, duke u ndaluar të hyjnë nëpër shkolla greke.
Nga ana tjetër në mesin e vllehëve grekë pasuan arrestimet masive edhe dënimet e rënda me akuzën e rëndomtë “Bashkëpunëtorë të monarkofashistëve grekë”! 65 vllehë grekë u pushkatuan, kurse ndëshkimet edhe dënimet e tyre arrijnë në 1850 vjet burg. Brenda pak dekadash gjuha greke mbeti një gjuhë potenciale edhe e pavlefshme dhe si e tillë vetëm në radhët e të moshuarve. Bile edhe vllahishtja kaloi në plan të dytë në fshatrat me popullsi shqiptaro-vllahe mikse duke ia lënë gjithë terrenin shqipes[111].
Përsa i përket vendosjes së sotme vllehtë mund të evidentohen në dy njësi topo-gjeografike. E para banon në rajonet e Pogradecit, Korçës edhe Ersekës, të Përmetit dhe në shkallë më të vogël në rajonet e Gjirokastrës edhe të Sarandës. Përqendrimi i dytë i rëndësishëm evidentohet në veri të vijës Vlorë-Berat deri në Kavajë. Pas vitit 1991 Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut (PBDNJ) jepte një shifër prej 150.000 vetësh përsa u përket vllehëve me ndërgjegje greke.
Progresi social i grekëve të Shqipërisë ishte e mirëpritur nga regjimi në masën që shoqërohej me distancimin nga ideologjia kombëtare greke[112] dhe mbështetjen ndaj Partisë së Punës të Shqipërisë, e cila ndoqi rrugën e trajtimit konform dogmës leniniste në lidhje me minoritetet[113] dhe asimilimi gradual i grekëve të Shqipërisë ishte premisa e integrimit të tyre në indin kombëtar edhe social. Regjimi ndoqi rrugën e një erozioni sistematik edhe të vazhdueshëm të komunitetit grek të diasporës në zona të tjera në një kohë që disa pjesëtarë të favorizuar të komunitetit zinin poste të rëndësishme brenda sistemit[114], nënpunës partiakë edhe shtetërorë me origjinë greke emëroheshin në poste jashtë zonave minoritare[115], aplikoi shpërnguljen e detyruershme, internimin edhe burgimin e grekëve që shpalleshin disidentë të regjimit[116] dhe paralelisht ngulitjen e shqiptarëve në zonat e minoritetit, duke krijuar njëkohësisht kushte shkëputjeje nga tradita kulturore greke[117]. Internimi i grekëve shoqërohej edhe me internimin e gjithë familjes apo margjinalizimin e saj në vendet ku banonte. Internimi i grekëve fillimisht bëhej në kalanë e Gjirokastrës dhe më vonë në kampet e Spaçit, Burrelit dhe Vloçistit por edhe në fshatra të largëta, ku u privohej trajtimi shëndetësor edhe farmaceutik, furnizimi ushqimor, u nënshtroheshim torturave sistematike dhe rreth 10-12% e grekëve u dëbuan nga zonat e pastra greke.
Rezultat i kësaj politike që synonte në integrimin e grekëve në shoqërinë shqiptare është edhe numri i konsiderueshëm i martesave mikse[118]. Fëmijët që vijnë nga martesa mikse në qendrat urbane shqiptare kishin njohje të mangët ose mosnjohje të plotë të gjuhës greke dhe ishin plotësisht të integruar në një identitet kombëtar shqiptar.
Një metodë tjetër për degradimin e komunitetit grek ishte dhënia e emrave shqiptare ose ilire te grekët apo emrave të rinj –p.sh. Mareglen si rezultat i bashkimit të emrave Marks, Engels, Lenin– por edhe ndryshimi i emrave grekë të vendbanimeve (p.sh. Theollogos i Sarandës në Partizani, Shën Nikollaos në Drita, Mavropullo në Buronja)[119]. Kjo u kombinua edhe me krijimin e vendbanimeve të reja me banorë shqiptarë të besimit fetar mysliman brenda zonave të pastra të minoritetit. Për shembull, që nga dekada e vitit 1950 u krijuan fshatra të reja, të ashtuquajturat “fshatra socialiste” në qarqet e Gjirokastrës (Valare, Vrisera, Asim Zeneli, Andon Poçi, Bulo e tj.) edhe Sarandës (Fitorja, Davera, Gjashta e tj.)[120]. Gjithashtu u vu në efiçensë statusi i zonës së survejuar në zonat e minoritetit, të ndalim qarkullimit edhe të masave represive (p.sh. tela të elektrizuara në kufirin me Greqinë e tj.), me gjithë dëshirën e Greqisë që ekzistenca e minoritetit të jetë një komponent miqësie edhe ure lidhëse midis popujve[121].
Por më pas në vitin 1991 dhe me ndryshimet e regjimeve numri i pjesëtarëve të minoritetit grek u reduktua akoma më tepër, pasi një pjesë e madhe e grekëve emigroi në drejtim të Greqisë[122]. Gjithashtu regjistrimi i vitit 2001 nuk përfshiu kombësinë edhe për këtë arësye pjesëtarët e minoritetit nuk morën pjesë. Përllogaritet se sot minoriteti grek përbëhet nga 400.000 vetë[123]. Sot minoriteti konsiderohet “përherë i njohur si kombëtar”[124], diçka që tregon peshën e veçantë ideologjike të ekzistencës së një minoriteti grek në marrëdhëniet GreqiShqipëri, kurse është njohur edhe ekzistenca e një minoriteti “maqedonas”[125], e një minoriteti “kombëtar malazez”, vllah, Roma, egjiptian e tj.
[102]. Ekdhotiqi Athinon, Epiri, 4.000 vjet histori edhe kulturë greke, Athinë
1997, f. 212.
[103] Në Librin e N. Sallakut, Gjeografia e Shqipërisë për klasën e katërt të shkollës 8-vjeçare, Tiranë, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 1980. f. 62, thuhej se “në Shqipëri përveç shqiptarëve jeton edhe një minoritet shumë i vogël me Kombësi Greke edhe Maqedonase. Në Republikën Socialiste Popullore të Shqipërisë minoritetet kombëtare gëzojnë të
njëjta të drejta me popullin shqiptar”.
[104]. Zanga L., “Albania. Minorities: An overview”, Report on eastern
Europe, vol. 2, Bo 50, 1991, f. 3.
[106]. Te 26.000 grekët që jep regjistrimi i vitit 1945, në qoftë se mbahet parasysh koefiçenti mesatar shqiptar i shtimit të popullsisë në periudhën e pasluftës (16.05 për çdo 1.000 banorë) do të duhej të numëronin 74.000 vetë në vitin 1989. Berholli A., “The Greek Minority in the Albanian Republic. A demographic Study”, Albanian Catholic Bulletin, vol. XV, San Francisco, 1994, faqe 87-93 dhe Kalivretaqis L., “Komuniteti grek i Shqipërisë nga këndveshtrimi i gjeografisë historike edhe demografisë”, te Th. Veremis e tj. (shtesë) Helenizmi i Shqipërisë, faqe 25-58.
[107]. Zonat e izoluara të veriut shqiptar, jo familjare për grekët edhe shqiptarët e jugut, si Kuksi dhe Hasi i Shqipërisë së Veriut, numri i grekëve që jep regjistrimi i vitit 1989 nuk duhet të konsiderohet pa bazë, në një kohë që i njejti regjistrim jep për rrethin e Përmetit 442 grekë.
[108]. Sherman A, faqe 120.
[109]. Winnifrith T., Vlachs of Albania, London 1995, f. 58-59. Shiko Kahl Th., Ethnizitat und raumliche Verteilung der Aromunen in Sudosteuropa: Munster: 1999. Schwandner-Sievers St., “The Albanian Aromanian’s Awakening: Identity Politics and Conflicts in Post-Communist Albania”, European Center for Minority Issues to 1999 Council of Europe, Report submitted by Albania pursuant to art. 25 parag. 1 of the Framework Convention for the Protection of National Minorities, ACFC/SR (2001)5. . 16. Përpos kësaj për vllehtë e Shqipërisë gjatë shekullit të 19-të dhe 20-të shiko Kakudhis A., Mitropolitë edhe Diaspora e vllehëve, Selanik, bot. I Institutit të Studimeve MbrojtëseYitros, 2000.
[110]. S. Poçi, Studime shkencore 5, Universiteti i Gjirokastrës, faqe 139.
[111]. Shiko të njëjtin studim, faqe 139-140.
[112]. Është me interes të shënohet se Fjalori Enciklopedik i Akademisë së Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë nuk pranonte karakterin autokton dhe prezencën shumëshekullore të minoritetit grek duke përmendur se “banorët e Dropullit erdhën këtu në shekullin e 18-të si çifçinj nëpër çifliqet e latifondistëve shqiptarë”. Himara përmendej si një qytet ilir, kurse zona të Sarandës dhe Delvinës as përmendeshin fare si zona me popullsi greke. Shiko Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Fjalor enciklopedik, Tiranë 1985, f. 270, 345-346.
[113]. Kofos Ev., Minoritetet ballkanike në regjimet komuniste, Selanik
1960, f. 27.
[114]. Petifer T., Vikers M., ref. i mësipërm f. 311.
[115]. Gjatë dhjetëvjeçarit të viteve 80-të vetëm në veriun shqiptar u emëruan më shumë se 300 kuadro nga minoriteti grek. Barkas P., “Minoriteti grek gjatë regjimit të Hoxhës”, në Ciceliqis-Kristopullos, f. 225-264.
[116]. Cakas A., Kronika e tragjedisë shumëvjeçare të Vorio Epirit. Martirologu i Vorioepirotëve, Janinë, botim i Institutit të Studimeve Vorioepirote, 1999.
[117]. Shoqata i mësuesve grekë pensionistë të Minoritetit Kombëtar Grek të Vorio Epirit. Potpuri folklorike të Minoritetit Kombëtar Grek të Vorio Epirit, Gjirokastër 2004. Kacalidhas Gr., Identiteti i Helenizmit të Vorio Epirit, Janinë, botim i Institutit të Studimeve Voreioepirote, 2004. Dajos St., Komb i privuar nga trashëgimia. Letërsia popullore e grekëve të Shqipërisë, Selanik, bot. Kuromanos, 1997, f. 18. I të njëjtit autor Arsimi gjuhësor grek edhe kultura e Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri gjatë kohës së totalitarizmit komunist, Selanik 1995, f. 67. Përsa u përket veprave të minoritarëve grekë që propagandonin regjimin shiko librat e P. Çukës, Jetë e lirë, Tiranë 1953, Fjalë zemre, Tiranë 1981 dhe Këngët e kurbetit, Tiranë.
[118]. Pagesat denigruese detyronin grekët të gjejnë me çdo mënyrë edhe çdo kusht (kryesisht me martesa mikse) strehim në qytete edhe në qendrat e tjera urbane. Këtu duhet të mbahet parasysh njëkohësisht edhe emërimi i inteligjencës greke në të gjithë territorin shqiptar ose për nevoja të shtetit ose për arësye se profesioni i tyre nuk kishte asnjë lidhje me zhvillimin ekonomiko shoqëror të zonave minoritare. 50 % e tyre në qytetet e Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës i përkasin kategorisë së martesave mikse. Gjithashtu, popullsia e qytetit të Himarës më 1990 arrinte në 8.5 mijë vetë. Numri i të burgosurve në kohën e regjimit komunist për shkaqe politike arrin në 2.700 vetë me dënime burgimi 12-15 vjet, pesë vetë u ekzekutuan dhe 3 vetë u dënuan më nga 101 vjet. 100 familje u zhvendosen. Njëkohësisht, sipas të dhënave të shoqatës së Himarës në Tiranë, numri i Himariotëve në territorin e Shqipërisë, kryesisht në qytetet Tiranë, Durrës. Vlorë, Fier dhe Lushnjë, përllogaritet në 10.000 vetë. Kurse numri i himariotëve që kanë mbaruar studimet universitare në Shqipëri arrin shifrën e 380 vetëve. Në Dhrovjan në periudhën e Hoxhës janë burgosur 29 vetë edhe 8 u ekzekutuan. Nga 18 mësues grekë që studiuan në Greqi, 7 janë burgosur edhe 9 të tjerë janë arratisur në Greqi për të shpëtuar. Ndërkohë 122 Dhrovjanitë kanë mbaruar universitetin në Shqipëri. Nga ata vetëm 14 kanë punuar në zonën e tyre kurse të tjerët në pjesën tjetër të territorit shqiptar. Për shkak të përndjekjeve dhe kushteve të vështira të jetesës janë larguar nga fshati 135 familje. Për rrjedhojë, në qoftë se fshati në vitin 1913 numëronte 1.630 banorë, në vitin 1990 kishte vetëm 780 banorë.
Poliçani në vitin 1913 numëronte 1.650 banorë. Në vitin 1985 në fshat banonin 585 vetë ose 136 familje grekësh dhe 23 familje oficerash shqiptarë. Fshati kishte 19 të burgosur ose 680 vjet burg dhe 95 familje të përndjekura. Nga Poliçani u larguan 250 familje dhe vetëm në Vlorë numërohen 156 familje poliçanjote.
Në Dhivër popullsia në vitin 1989 arrinte në 1.100 vetë. Në vitin 1990 në 700 vetë. Deri në vitin 1967 kishin përfunduar në burg 35 Dhivriotë, pesë prej tyre gra. Totali i viteve të burgut arrin në 268 vjet. Katër u dënuan me vdekje edhe dy vdiqën në burg. Në të njejtën periudhë, 25 vetë u arratisen në Greqi. Si ndëshkim 17 familje u internuan.
[119]. Numër 225/23.09.1975, vendim i kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë.
[120]. Papadhopullos G.H., referim i mësipërm, f. 190.
[121]. Ministri i jashtëm grek Karollos Papulias pas vizitës së tij në Shqipëri (nëntor 1987) Andonopullos H., Referim i mësipërm, f. 42.
[122]. Fekrat B., Ethnik-Greeks in Albania, Update Jonathan Fox (1995), Lyubov Mincheva (1999), f. 8.
[123]. Në një intervistë të tij në revistën Der Spiegel më 30 mars të vitit 1992, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaronte se minoriteti grek në Shqipëri nuk i kalon të 45.000 vetët.
[124]. Është sinjifikativ vendi që i kushton Raporti i Parë i Zbatimit të Konventës Kuadër për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare në Shqipëri, duke e konsideruar si minoritetin kombëtar më të rëndësishëm në Shqipëri.
[125]. Gjatë kohës së regjimit të Hoxhës është njohur minoriteti “maqedonas” me popullsi 4.697 vetë sipas regjistrimit të vitit 1989. Poulton H., The Balkans. Minorities and states in coflict, London 1993, f. 195, 201-2002.
[THEOFANIS MALQIDHIS, MINORITETI ETNIK GREK NE SHQIPERI, FEDERATA PANEPIROTE E AMERIKES, 2007]
* THEOFANIS MALQIDHIS është profesor i Shkencave Shoqërore dhe Politike dhe jep lëndën e politikës bashkëkhore, shoqërisë dhe ekonomisë së Ballkanit dhe të Detit të Zi, në Departamentin e Gjuhës, Filologjisë dhe Kulturës së Vendeve të Detit të Zi në Universitetin Demokriteion të Thrakës.
Veprat më kryesore të tij ianë
– Politika e Greqisë dhe e Turqisë për Thrakën, pas
hyrjes së tyre në NATO
– Ekonomia dhe shoqëria në zonën e Detit të Zi
– Evropa e Bashkuar dhe vendet e Detit të Zi
– Politika, ekonomia dhe shoqëria në Rusinë bashkëkohore
– Dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare të çështjes
së Grekëve të vendeve të Detit të Zi
– Pamje të çështjes etnike shqiptare
– Marrëdhëniet Greko-Shqiptare
Gjihashtu ka korrektuar vëllimet me bashkëautorësi: “Aspects of Southeastern Europe and the Black Sea After the Cold War” dhe “Ndryshimi i identiterit kolegjital të Pomakëve” (së bashku me N. Kokka).
Lexoni te gjithe librin:
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Η κόσμια κριτική και η ανταλλαγή απόψεων μεταξύ των σχολιαστών είναι σεβαστή. Σχόλια τα οποία υπεισέρχονται σε προσωπικά δεδομένα ή με υβριστικό περιεχόμενο να μην γίνονται. Τα σχόλια αποτελούν καθαρά προσωπικές απόψεις των συντακτών τους. Οι διαχειριστές δεν ευθύνονται σε καμία περίπτωση για τυχόν δημοσίευση υβριστικού ή παράνομου περιεχομένου στα σχόλια των αναρτήσεων.Τα σχόλια αυτά θα διαγράφονται με την πρώτη ευκαιρία.