Σάββατο, 31 Οκτωβρίου 2015

CILËT JANË VLLEHËT (VLLEHËT PASARDHËS TË HELENËVE)


Cilët janë Vëllehët

Vllehët nuk ishin dhe nuk janë një komb i unifikuar me një prejardhje të përbashkët. Janë, që prej shfaqjes së tyre, qytetarë romakë latinofonë. Kjo përbën dhe karakteristikën e tyre kryesore dhe jo një prejardhje etnologjike. Banojnë në të gjithë Evropën Juglindore në vendet që lidhen me organizimin e Perandorisë Romake. Në Vendet Helene gjenden kryesisht zona me një rëndësi strategjike ku ka rrugë kryesore dhe degëzime të rëndësishme. Gjatë kohësë së Bizantit, Vllehët e Thesalisë, të Epirit dhe të Maqedonisë shpallin në vitin 1259 se janë pasardhës të Akilit dhe të Grekëve të lashtë. Në të njejtën kohë, Vllehët e Danubit ngatërrohen me Kumanë dhe Bullgarë duke mos patur asnjë lloj marrëdhënie me Vllehët e zonave helene, as të Dalmacisë.

Ngjashmëria e pjesshme në të dyja gjuhët vjen si rrjedhojë e ngjitjes së latinofonëve nga Jugu drejt Veriut, në Rumaninë e sotme, gjatë periudhës së Perandorive të Bizantit dhe asaj Osmane. Dmth, Vllehët Grekë latinofonë nuk zbresin por ngjiten në Dhaki.

I vetmi që jep informacione të kundërta është Gjenerali Armen Joan Kekavmenos, i cili u vendos në krye të fushatës së dështuar kundër Vllehëve në Thesali në shek e 11-të. Kekavmeno-ja në “Stratigjikon” e tij, e karakterizon si “farë e pabesë dhe dinake” të Vllehëve, duke përmendur se janë barbarë që zbritën nga Danubi. Informacionet e tij i përsëritin mjaft kronografë të mëvonshëm. Por nuk është e mundur që të jetë një burim korrekt dhe i saktë një gjeneral i përulur dhe i mundur për të cilin vetë studiuesi i tij, historiani Hungarez L. Tamaw, shkruan tekstualisht në vitin 1936: “Të duash që të qartësosh një burim informacionesh historike nga ato sa shkruan Kekavmeno-ja është sikur të përpiqesh për të pamundurën”. Në këtë rast, mendimet e Kekavmenos për zbritjen e vëllehëve nga Danubi i përjashtojnë historianë Rumunë si T Papahagi, A. Sacerdoteanu, Siviu Dragomir, Cicerone Poghirc dhe Petre Nasturel.

Si u ndodhën latinofonët në vënde greke?

Pas pushtimit të Maqedonisë nga Romakët, më 167 para Krishtit, helenizmi lokal, përdoret në postet publike të shteti romak në ushtri, si dhe në mbrojtjen e kufijëve nga sulmues veriorë (popujt veriorë)
Romakët duke pasur një admirim të madh për ushtrinë maqedonase, rënditin në rradhët e ushtrisë mercenarë për ruajtjen e rendit në zonë dhe të komunikimit të lirë në rrugët dhe kryesisht në ngushticat e maleve. Kështu praktikojnë sistemine rojeve të ngushticave dhe grykave në rrjetin rrugor të Perandorisë Romake. Është për tu theksuar gjithashtu se të gjitha vendqëndrimet e Vëllehëve gjenden në vargmalet e Pindit dhe Varnunda. Kështu pra del si konkluzion se krijimi i Vëllehëve vjen si produkt i rojeve të cilat kishin vendosur Romakët në Pind.
Gjuha e legjeonarëve Romakë shtrihet nga Uellsi dhe gadishulli Hiberik deri në Ballkan dhe në Egjipt. Nga latinishtja popullore dhe zhvillimi i saj në vende të ndryshme të përhapjes të saj krijohen gjuhët e sotme romanike si italishtja, spanjishtja, portugalishtja, helvetishtja, rumanishtja, histrorumanishtja dhe arumanishtja, dmth vllaçja që flasin Vllehët Helenë.
Shkencërisht do të mund të pranonim se Vllehët e sotëm Helenë janë pasardhës së kolonizuesve Helenë dhe Romakë, por jo pasardhës të Dakëve të latinizuar në fillim dhe më vonë kryesisht të Kumanëve, siç janë Rumunët e sotëm.

Vllehët Helenë, si dygjuhësh përdorin si gjuhë të arsimit, të Kishës të jetës private dhe publike pjesërisht, greqishten. Në vitet e mëvonëshme të njejtin fenomen e takojmë tek Maqedonovëllehët kolonë në Diasporën e Europës Lindore-qëndrore. E njejta gjë ndodh dhe sot me Vëllehët në zonat e Shqipërisë që kanë të njejtën prejardhje me Vëllehët e vendeve helene. Latinizimi në fillim dhe në vazhdimësi përdorimi i gjuhës latine nga popullatat e Ballkanit vazhdon në zonat helene nga 167 para Krishtit deri rreth 620 pas Krishtit. Shënohet këtu dhe fakti se latinishtja mbeti gjuha e parë zyrtare e Perandorisë Bizantine deri në kohën e perandorit Irakliu por dhe i ushtrisë bizantine në një masë të madhe der në shekullin e 10-të.

Gjuha Vllahe

Vllahishtja-Vllaçja është një prej katër gjuhëve romanike (dmth neolatinike) të latinishtes Ballkanike. Kur flasim për gjuhën vllahe (neologjizma: arumane, armanike, kutsovllahe) në ambjentin e Ballkanit Jugor, nënkuptojmë vllaçen, dmth tërësinë e dialekteve të folura vllahe. Kjo gjuhë mbetet deri më sot vetëm e folur, gojore. Vllahishtja-vllaçja, sipas specialistëve glosologë, është tërësia e dialekteve të një gjuhe të folur jo të homogjenizuar dhe jo të koduar.

Përktheu: Pelasgos

Burimi: Ανδρέας Β. Σταματόπουλος & Βασίλειος Α. Σταματόπουλος, ''ΟΙ ΜΑΚΕΔΟΝΟΒΛΑΧΟΙ (17ος-19ος αι.). Έλληνες Βλάχοι στην Κεντροανατολική Ευρώπη. Η αποκατάσταση της αλήθειας'', Βουδαπέστη 2015.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Η κόσμια κριτική και η ανταλλαγή απόψεων μεταξύ των σχολιαστών είναι σεβαστή. Σχόλια τα οποία υπεισέρχονται σε προσωπικά δεδομένα ή με υβριστικό περιεχόμενο να μην γίνονται. Τα σχόλια αποτελούν καθαρά προσωπικές απόψεις των συντακτών τους. Οι διαχειριστές δεν ευθύνονται σε καμία περίπτωση για τυχόν δημοσίευση υβριστικού ή παράνομου περιεχομένου στα σχόλια των αναρτήσεων.Τα σχόλια αυτά θα διαγράφονται με την πρώτη ευκαιρία.