Cilët janë Vëllehët
Vllehët nuk ishin dhe nuk janë një komb i unifikuar me një prejardhje të përbashkët. Janë, që prej shfaqjes së tyre, qytetarë romakë latinofonë. Kjo përbën dhe karakteristikën e tyre kryesore dhe jo një prejardhje etnologjike. Banojnë në të gjithë Evropën Juglindore në vendet që lidhen me organizimin e Perandorisë Romake. Në Vendet Helene gjenden kryesisht zona me një rëndësi strategjike ku ka rrugë kryesore dhe degëzime të rëndësishme. Gjatë kohësë së Bizantit, Vllehët e Thesalisë, të Epirit dhe të Maqedonisë shpallin në vitin 1259 se janë pasardhës të Akilit dhe të Grekëve të lashtë. Në të njejtën kohë, Vllehët e Danubit ngatërrohen me Kumanë dhe Bullgarë duke mos patur asnjë lloj marrëdhënie me Vllehët e zonave helene, as të Dalmacisë.
Ngjashmëria e pjesshme në të dyja gjuhët vjen si rrjedhojë e ngjitjes së latinofonëve nga Jugu drejt Veriut, në Rumaninë e sotme, gjatë periudhës së Perandorive të Bizantit dhe asaj Osmane. Dmth, Vllehët Grekë latinofonë nuk zbresin por ngjiten në Dhaki.
I vetmi që jep informacione të kundërta është Gjenerali Armen Joan Kekavmenos, i cili u vendos në krye të fushatës së dështuar kundër Vllehëve në Thesali në shek e 11-të. Kekavmeno-ja në “Stratigjikon” e tij, e karakterizon si “farë e pabesë dhe dinake” të Vllehëve, duke përmendur se janë barbarë që zbritën nga Danubi. Informacionet e tij i përsëritin mjaft kronografë të mëvonshëm. Por nuk është e mundur që të jetë një burim korrekt dhe i saktë një gjeneral i përulur dhe i mundur për të cilin vetë studiuesi i tij, historiani Hungarez L. Tamaw, shkruan tekstualisht në vitin 1936: “Të duash që të qartësosh një burim informacionesh historike nga ato sa shkruan Kekavmeno-ja është sikur të përpiqesh për të pamundurën”. Në këtë rast, mendimet e Kekavmenos për zbritjen e vëllehëve nga Danubi i përjashtojnë historianë Rumunë si T Papahagi, A. Sacerdoteanu, Siviu Dragomir, Cicerone Poghirc dhe Petre Nasturel.
Si u ndodhën latinofonët në vënde greke?
Pas pushtimit të Maqedonisë nga Romakët, më 167 para Krishtit, helenizmi lokal, përdoret në postet publike të shteti romak në ushtri, si dhe në mbrojtjen e kufijëve nga sulmues veriorë (popujt veriorë)
Romakët duke pasur një admirim të madh për ushtrinë maqedonase, rënditin në rradhët e ushtrisë mercenarë për ruajtjen e rendit në zonë dhe të komunikimit të lirë në rrugët dhe kryesisht në ngushticat e maleve. Kështu praktikojnë sistemine rojeve të ngushticave dhe grykave në rrjetin rrugor të Perandorisë Romake. Është për tu theksuar gjithashtu se të gjitha vendqëndrimet e Vëllehëve gjenden në vargmalet e Pindit dhe Varnunda. Kështu pra del si konkluzion se krijimi i Vëllehëve vjen si produkt i rojeve të cilat kishin vendosur Romakët në Pind.
Gjuha e legjeonarëve Romakë shtrihet nga Uellsi dhe gadishulli Hiberik deri në Ballkan dhe në Egjipt. Nga latinishtja popullore dhe zhvillimi i saj në vende të ndryshme të përhapjes të saj krijohen gjuhët e sotme romanike si italishtja, spanjishtja, portugalishtja, helvetishtja, rumanishtja, histrorumanishtja dhe arumanishtja, dmth vllaçja që flasin Vllehët Helenë.